Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vijë në Prishtinë këtë të diel.
Dendias do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Më pas ai do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.
Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një takim kokë më kokë me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet për dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Leave a comment