Dje në media u raportua se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pasi dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.
Lidhur me këtë, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, dikur Burim Karameta.
Ai thotë se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë dhe se këtë nuk e beson as ish deputeti Berisha.
“Mendoj që nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, as ish deputeti Berisha nuk e beson një gjë të tillë. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e arsyeshme”, thekson Meta.
Sipas tij, Kushtetuesja më lehtë mund ta rrëzojë një kodër të madhe, se sa presidenten Osmani.
“Gjykata Kushtetuese më të lehtë e ka me e rrëzu kushtimisht ndonjë kodër të madhe, se sa presidenten Vjosë”, deklaron deputeti i Guxo, Burim Meta.
Ndryshe, lidhur me raportimet ka reaguar edhe Zyra e Presidencës, ku shefi i kabinetit të Osmanit, Blerim Vela, i cili tha se skenarë të tilla janë të përgatitura në Beograd.“Pretendimet se gjoja
Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, shkroi Vela në Tëitter.
“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve. Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në
Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, shkroi Vela.
Leave a comment