Një gjykatë në Kamboxhia dënoi me 27 vjet arrest shtëpie liderin kryesor të opozitës së vendit, në një vendim që shumë aktivistë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile e cilësuan si të motivuar politikisht.
Kem Sokha, ish-drejtuesi i partisë të shpërndarë tashmë CNRP, gjithashtu nuk lejohet që të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në muajin korrik.
Gjatë seancës ai mohoi akuzat se kishte bashkëpunuar me agjentë të huaj për të rrëzuar kryeministrin Hun Sen nga qeveria, teksa shtoi se ky vendim do të apelohet.
Qeveritë e vendeve perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut gjithashtu reaguan pas vendimit të gjykatës, duke thënë se ishte i bazuar në fakte të fabrikuara.
Kem Sokha u arrestua në vitin 2017 pas publikimit të disa videove të tij të mëhershme ku pranonte se kishte marrë mbështetje nga grupet amerikane pro-demokracisë.
Leave a comment