activeKryesoreLajme

DASH konfirmon për gazetën Reporteri ardhjen e Escobarit në Kosovë dhe Serbi, më 18 mars do të jetë në Ohër

I dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë kësaj jave do të qëndrojë në Kosovë e Serbi për të mbështetur procesin e dialogut. Më 18 mars, emisari amerikan do të qëndrojë edhe në Ohër të Maqedonisë se Veriut, merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, ku pritet të mbahet takimi i radhës Kurti-Vuçiq, i ndermjetësuar nga Borrell, për arritjen e marrëveshjes për zbatimin e Planit të BE-së. 

Vizitën e Gabriel Escobar në rajon, përfshirë ardhjen në Prishtinë, e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Escobar po udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces”, tha zëdhënësi i DASH për Gazetën Online Reporteri.net.

Escobar fillimisht nesër do të qëndrojë në Serbi, ndërsa gjatë javës do të jetë për vizitë zyrtare edhe në Kosovë.

Në Beograd, Gabriel Escobar do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se emisari amerikan do të zhvillojë takim në Prishtinë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gazeta Online Reporteri.net gjatë ditës ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, për detaje rreth takimit, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vie pak ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ftesë të Shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar do të qëndrojë në Ohër ku dhe parashihet të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq për të arritur marrëveshjen e zbatimit të planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas vizitës zyrtare në Prishtinë të Miroslav Lajçak, të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Ky i fundit gjatë ditës së sotme tha se nuk do të ketë marrëveshje pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...