Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar raportimet në media se SHBA-ja ka kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës derisa Kosova të mos ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Media serbe “Euronews Srbija” ka raportuar se ministritë e jashtme të disa vendeve të Evropës, anëtarë të Këshillit të Evropës, kanë marrë shenime nga ambasadat respektive te SHBA-së në të cilat thuhet se Washingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Sikunder thuhet se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të mos vendoset në rend dite, derisa Kosova të ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociaconin e komunave me shumicë serbe.
Departamenti i Shtetit në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se qëndrimi amerikan është i qartë.
“Siç theksuan në tekstin e përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe zëvendësnndihmës sekretarit të shtetit Gabriel Escobar – është momenti për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.
Chollet dhe Escobar thanë se janë kundër krijimit të çdo entiteti që do t’i ngjante Republika Sërpskan.
Dje, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka organizuar një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile lidhur me Asociacionin.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se SHBA-ja nuk mbështet asnjë Asociacion që shkel Kushtetutën e Kosovës.
“Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Hovenier.