Sot, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se pozitën qe tash e tre muaj ka qenë e zbrazët, pra atë të drejtorit të arsimit do ta zë aktivisti i shoqërisë civile, Dardan Abazi.
Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga vet Kryetari Idrizi.
Deri tani Abazi ka qenë drejtues i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP).
Ky emërim ka ardhë si një habi pasi në listën e opsioneve që ishte nxjerrur më herët nuk e kemi parë Dardan Abazin, por figura tjera si Izet Miftarin, Mentor Hajrizin e Galip Avdiun.