Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, është duke marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit”.
Sipas mediumit kosovar, Klan Kosova, Dacic pritet të takohet me emisarin special të Shteteve të Bashkukara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escibar dhe këshilltarin special të Departamentit Shtetëror Amerikan, Derek Chollet.
Ende nuk dihet se kur apo ku do të organizohet ky takim.
Përndryshe, në SHBA gjenden edhe disa nga figurat e opozitës së Kosovës. Ndërkaq nga Qeveria nuk ka pasur ndonjë të pranishëm për “Lutjet e Mëngjesit”.
Leave a comment