Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se sot Kosova është e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se Kosova nuk i takon një njeriu.
Postimi i plotë i Çitakut:
Kosova sot:
E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.
Por, Kosova nuk i takon një njeriu.
Leave a comment