LajmeShendetesi

Cili është ndryshimi mes ujit në gju dhe ënjtjes?

Ka dy lloje të ndryshme ënjtjeje:

Edema është ënjtje që shfaqet kryesisht në indet e buta të trupit nga grumbullimi i fluideve.

Dhe grumbullim i lëngut i sinovial që ushqen dhe lubrifikon artikulacionet dhe kërcet në gju.

Në të vërtetë, nuk ka asnjë ndryshim midis tyre por uji në gju është thjeshtë një lloj i veçantë ënjtjeje që karakterizohet nga:

  • Ënjtje dhe skuqje të lëkurës
  • Ngurtësi në kyçe
  • Vështirësi në drejtimin e këmbës
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri
  • Gjuri është i ngrohtë ose i nxehtë kur e prekni
  • Prani e shtuar e lëngjeve
  • Në pamje gjuri duket më i madh dhe i fryrë

Çfarë e shkakton grumbullimin e lëngut në gju?

Një sasi e vogël lëngu ekziston normalisht në nyje, por në disa raste ai mund të rrjedhë duke u grumbulluar në inde. Në këtë rast kjo shoqërohet me ënjtje ose atë që njihet si ujë në gju.

Dy shkaqet kryesore të grumbullimi të ujit në gju janë:

Artriti

Artriti është inflamacion i një ose më shumë nyjeve. Ekzistojnë mbi njëqind forma të ndryshme të artritit, ku simptomat zakonisht janë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi.

Lëndimi i ligamentit

Personat që pësojnë dëmtime të ligamenteve janë më së shumti ata që merren me aktivitet atletike, megjithatë dëmtimet mund të ndodhin për këdo.

Ka lloje të shumta lëndimesh që mund të ndikojnë tek tendinat dhe ligamentet e gjurit. Më të zakonshmet janë dëmtimet e Ligamentit Kruciat Anterior (ACL), Ligamenti Lateral Kolateral (LCL), Ligamenti Kruciat Posterior (PCL) dhe Ligamenti Kolateral Medial (MCL).

Simptomat zakonisht përfshijnë dhimbje, një kërcitje të fortë, ënjtje, lirshmëri në nyje dhe pamundësi për të mbajtur peshën pa dhimbje.

Pas çdo dëmtimi, ënjtja ndodh sepse reagimi natyror i trupit është të rrethojë gjurin me një lëng mbrojtës. Prodhimi në masë i këtij lëngu shkakton edhe grumbullimin e ujit në gju.

Uji në gju për shkak të bursitit

Është e paqartë se cili është ndryshimi midis ujit në gju dhe bursitit të gjurit, por specialistët mendojnë se janë e njëjta gjë.,thekson Agroweb

Bursiti i gjurit shpjegohet si inflamacioni i një qeses së vogël të mbushur me lëng sinovial që ndodhet pranë nyjës së gjurit dhe rreth kapakut të gjurit.

5 mënyra për të larguar lëngun në gju:

Për shkak se uji grumbullohet nga shkaqe të ndryshme, procesi më i mirë i trajtimit mund të ndryshojë në varësi të personit.

Trajtimi në shtëpi

Sugjerohet që të përdorni një mbajtëse mjekësore gjuri për të ndihmuar në ngjeshjen e qeskës që mabn ujin.

Kjo metodë mund të ndihmojë për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen në gju ndërsa qëndroni në shtëpi.

Nëse gjuri juaj nuk përmirësohet pas përdorimit të kësaj metode, sugjerohet që të telefononi mjekun tuaj.

Terapia fizike

Një fizioterapist mund të këshillojë ushtrime dhe aktivitete fitnesi për të forcuar zonën që është prekur dhe për të trajtuar gjurin tuaj.

Kështu ju ndihmoni gjurin të ketë me shumë qëndrueshmëri dhe të lehtësoni presionin në nyje.

Heqja e ujit nga gjuri

Mjeku përdor një gjilpërë për të nxjerrë lëngun nga gjuri ndërsa gjuri është i mpirë. Kjo metodë ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, presionit dhe shfaqjes së ënjtjes duke minimizuar grumbullimin e lëngjeve.

Artroskopia

Gjatë kësaj metode, mjeku do të futë një artroskop në gju. Një artroskop është një tub fleksibël me një kamerë në fund të tij. Mjetet mund të kalohen përmes tubit për të riparuar dëmtimin e kërcit dhe për të hequr indin e lirshëm, me shpresë për të kuruar gjurin tuaj.

Zëvendësimi i nyjeve

Në rastet e rënda të osteoartritit, nyja e gjurit mund të zëvendësohet me një protezë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të përmirësuar funksionin.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...