Lajme

Brenda hapësirës ku njerëzit do të përgatiten për jetë në Mars

Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës planifikon që të dërgojë astronautë në Mars, dikur në vitet e 2030-ta, por para se të parët të shkojnë në Planetin e Kuq, ajo do t’i vëzhgojë efektet e qëndrimit të një ekuipazhi prej katër personash në një mjedis të simuluar marsian për rreth një vit.

E vendosur në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s, në Hjuston të Teksasit, Analogu i Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit (CHAPEA) është një strukturë e printuar tredimensionale me katër dhoma të vogla gjumi, dy banja, një zonë pune ngjitur me një stacion robotësh dhe një dhomë ushtrimesh, një dhomë mjekësore dhe një zonë të jashtme ranore, ku janë vendosur instrumente të ndryshme, për të imituar sipërfaqen e Marsit./RELZona e kuzhinës brenda mjedisit të simuluar marsian të NASA-s, në Teksas. Gazetarët duke shikuar zonën që imiton sipërfaqen e Marsit.

Këpucë të vendosura në një raft brenda strukturës së ndërtuar nga NASA.Disa instrumente në zonën e jashtme të mjedisit të similuar marsian. Inkubatorë për rritjen e perimeve në njërën nga zonat e Analogut të Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit (CHAPEA). Dera e një hapësire mes dy dhomave në mjedisin e simuluar marsian të NASA-s.

Një shportë mbeturinash dhe disa udhëzime për përdorimin e saj nga ekuipazhi.

Një zonë pune në strukturën e printuar tredimensionale.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...