Reshjet e borës kanë nisur të zbardhin Prishtinën këtë të shtunë, disa ditë para se zyrtarisht të fillojë stina e pranverës.
Gjatë ditës temperaturat kanë lëvizur nga 3 deri në 5 gradë, kurse reshjet e borës mund të përzihen me reshje të shiut.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të jetë edhe më ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.
Leave a comment