Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar homologun e tij serb Aleksandar Vucic me rastin e ditës së shtetit duke e përgëzuar për pranimin e propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe ofruar mbështetjen në rrugën për integrimin europian për Serbinë, transmeton Gazeta Metro.
Serbia feston me 15 shkurt ditën e shtetësisë e me atë rast media serbe Nova raporton se presidenti Amerikan Biden në letrën e dërguar me këtë rast i ka shprehur urimet e tij presidentit serb.
“I nderuari zoti president, në emër të Shteteve të Bashkuara ju dërgoj urimet e sinqerta Ju dhe popullit të Serbisë me rastin e Ditë së Shtetësisë të cilën e festoni me 15 shkurt”
Në letrën përgëzuese theksohet se viteve të fundit Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku në diversifikimin e burimeve energjetike dhe bashkëpunimin ekonomik duke krijuar një të ardhme për qytetarët e tyre.
Presidenti amerikan Biden ka përmendur poashtu edhe një çështje kyçe me theks të veçantë se nga Serbia pritet që “së bashku të vazhdojmë të mbështesim popullin ukrainas dhe t’i kërkojmë Rusisë të përgjigjet për luftën e padrejtë dhe pa shkak ndaj Ukrainës”.
“Në vitin që është para nesh Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE’së. E përshëndesim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme paqësore dhe të zhvilluar të rajonit” ka thënë presidenti amerikan.
me Serbia dhe presidenti serb Aleksandar Vucic gjenden në udhëkryq siç e ka konfirmuar vet lideri serb që ka deklaruar se po afron koha kur do të duhet të përcaktojë orientimin gjeopolitik duke i vendosur sanksionet Rusisë siç i takon si një shtet partner europian, një vendim të cilit nuk i gëzohet që do t’i detyrohet ta marrë siç u shpreh në intervistat e fundit e tij të fundit.
Leave a comment