Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë të muajit shtator.
Dardanët do të takohen me Zvicrën më 9 shtator dhe tre ditë më vonë do të luajnë në udhëtim te Rumania. Bernard Berisha është rikthyer në ekipin përfaqësueses pas një kohe të gjatë, teksa ka folur për dy sfidat e radhës.
“Nuk ka ndjenjë më të mirë se me përfaqësu vendin tënd. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe shpresoj të rikthehemi te rezultatet pozitive”, tha Berisha.
“Unë e kam cekur edhe më herët se kemi një grup shumë të mirë, gjitha kushtet i kemi të plotësuara dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përqendrohemi në dy ndeshjet që kemi dhe të tregohemi ata që ishim më herët”.
“Duhet të përgatitemi maksimalisht për dy ndeshjet sepse janë shumë të vështira dhe duhet të tregojmë në fushë”.
“Me besimin në Zot dhe me përkrahjen e tifozëve jam i bindur se do të kemi rezultate të mira”, tha Beranrd Berisha.
Leave a comment