Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot ka zhvilluar një konferencë për mediet në lidhje me skandalin McGonigal dhe bashkëpunimin e tij me kryeministrin Edi Rama, ku sërish u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestën e datës 11 shkurt. Kreu i PD u shpreh se largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin. Sipas Berishës, Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës dhe se populli do ia tregojë frikën atij.
Leave a comment