Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përfunduar turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut.
Tani ajo po bëhet gati për Evropë, ku do të performojë në disa shtete të ndryshme.
Ajo u bë shumë e përfolur javë më parë në media në një nga koncertet e saj më famëkeqe, të mbajtur në New York.
Kjo pasi 33-vjeçarja u godit me një telefon në fytyrë nga një person në audiencë, i cili i shkaktoi plagë të rënda në fytyrë dhe e detyroi këngëtaren të shkojë me urjgencë në spital.
Përtej kësaj, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” mori masa në koncertet e saj të ardhshme, duke edukuar audiencën dhe këshilluar që të mos i përsërisin veprimet.
Njëlloj, Rexha bëri në një nga koncertet e saj të fundit ku ishte duke përmbyllur mbrëmjen me hitin e saj të padisikutueshëm, “I’m Good (Blue)”, ku e ndërpreu në gjysmë performancën për t’iu thënë fansave diçka.
“Prisni, krejt çfarë shoh janë telefonat, dua të shoh fytyrat tuaja. Kjo është ajo çfarë më bën mua të ndihem e plotësuar. Ai djali aty po thotë ‘Në djall telefonat’ dhe unë pajtohem. Pajtohem me të, vetëm le ta shijojmë momentin, e dini se çfarë dua të them”, tha Bebe Rexha.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmuchofficial%2Fvideos%2F1379146762997060%2F&show_text=false&width=267&t=0 Me të dëgjuar këtë deklaratë të saj, fansat e kanë përshëndetur me një duartrokotije dhe brohoritje të madhe, teksa shumë prej tyre duket se i kanë lënë inicizimet me telefon dhe kanë shijuar momentin.
Leave a comment