Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj së fundmi ka udhëtuar drejt Amerikës.
Ajo aktualisht po qëndron në qytetin e New Yorkut dhe nga atje ka sjellur imazhe për fansat në Instagram.
29-vjeçarja dukej tejet elegante dhe në formë të mrekullueshme, teksa pozonte në rrugët e qytetin amerikan.
Për daljen, Beatrix zgjodhi një bluzë të kaltër që kombinohej me xhinse, ndërsa u kompletuar nga një çantë dore dhe këpucë me taka, të dyja me ngjyrë portokalli.
“Më tako në New York”, ka shkuar Ramosaj në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave mori komente të shumta.
Artistja nga Kosova, ndërkohë po shijon suksesin e këngës së fundit “GinTonic” që solli në bashkëpunim me Alban Ramosaj, DJ Pm dhe DJ Dagz.
Theksojmë që përveç me muzikën, Bearix mori vëmendje të madhe edhe me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania dhe u kthye ndër banoret më të komentuara, për shkak të lidhjes jetë shkurtër me ish-banorin tjetër Donald Veshaj.
Leave a comment