Kryetarit të Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhikut sot për vizitë në zyre i ka shkuar bashkëshortja e ish-presidentit, Rugova, Fana Rugova me dy fëmijët e saj Teutën e Ukën.
Abdixhiku ka njoftuar se kjo vizitë është pikërisht në 2 vjetorin e përzgjedhjes së tij si kryetar.
Ai theksoi se kjo ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë.
Abdixhku ka treguar se nga ish-zonja e parë ka pranuar një dhuratë.
Ndërkohë ka folur në superlativ për LDK-në.
“Lidhja është e fortë. Idetë tona janë të kohës. E shkuara jonë është historike. Të ardhmen do ta bëjmë vet ne. Dhe kjo e ardhme është e bukur”, ka shkruar ai mes tjerash.
Leave a comment