Avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se UÇK-ja ishte një grup vullnetarësh, që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre.
Ai tha se i vetmi rrezik i viteve 1998-1999 ishte ushtria Jugosllave dhe policia Jugosllave.
Ai përmendi edhe fushatën e spastrimit etnik që ushtruan forcat serbe.
“Prandaj ZPS dëshiron që ju të besoni që kishte një strukturë funksionale, komanduese me kontroll efektiv, të nderuar gjykatës ju parashtrojmë që kjo është shumë larg së vërtetës”, ka theksuar Kehoe.
“UÇK-ja ishte një grup fillestar, vullnetarësh, që mbronin atdheun e tyre dhe luftonin për ekzistencën e tyre, duke vijuar në shtatorin e vitit 1999 kur z. Thaçi së bashku me KFOR-in dhe UNMIK-un e përfunduan çmilitarizimin”, ka pohuar ai, për të vazhduar se: “I vetmi rrezik i viteve 1998-1999 ishte ushtria Jugosllave dhe policia Jugosllave, në bashkëpunim me forcat paraushtarake”.
Leave a comment