Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, i ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se Hashim Thaçi, nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.
Keohe tutje ka thënë se Thaçi e ka pasur mbështetjen e SHBA-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare e s’ka pasur pse të merrte pjesë në krime sepse do ta humbte atë mbështetje. Te kjo pikë ai ka publikuar fotografi të Thaçit me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright. Ka paraqitur video të BBC-së ku shihej dëbimi i shqiptarëve nga Kosova.
Keohe ka thënë se UÇK-ja s’ka qenë ushtri e rregullt, madje s’ka pasur kontroll nëpër shtabe, sidomos gjatë vitit 1998.
Tutje ai ka përmendur dëbimin e shqiptarëve, masakrat e kryera në Kosovë.
Seanca në Speciale ka nisur në orën 09:00, por transmetohet me rreth 45 minuta vonesë.
Leave a comment