Lajme

Australiani që fitoi 14 herë lotarinë duke përdorur matematikë të thjeshtë

Gjasat për ta fituar lotarinë janë më të vogla sesa të goditesh nga rrufeja, por australiani Stefan Mandel ka fituar 14 herë lotarinë duke përdorur vetëm matematikën e thjeshtë, raporton “News.com.au”.

Matematikani rumuno-australian, së bashku me një grup të vogël të investuesve, zbuluan një mundësi jashtëzakonisht të thjeshtë për ta “thyer sistemin” në vitet 1980-ta dhe 1990-ta.

Dy fitoret e para të Mandelit ishin në vendlindje të tij Rumani, ku po kursente për të ikur nga shteti i atëhershëm që ishte në komunizëm. Ai më pas fitoi edhe disa herë lotarinë në Australi.

Sistemi i Mandelit ishte shumë i thjeshtë dhe bazohej në vetëm pak ushtrime matematikore . Por, tentimet e tij në Amerikë, ishin rënia e tij.

Si funksionon sistemi i Stefan Mandelit?

Gjasat për ta fituar lotarinë janë shumë të ulëta. Gjasat që ta fitoni xhekpotin në “Australian Powerball”, si shembull, janë një në 76.767.600, sipas “Lottoland”.

Nëse vendosni të dyfishoni gjasat duhet të blini dy bileta, por prapë gjasat janë 2 në 76.767.600.

Mirëpo, e vëreni se nëse blini mjaftueshëm kombinime gjasat dikur do të arrijnë në fitore të garantuar. Në atë rast, në vend të problemit matematikor keni problem logjistik: si t’i blini të 76.767.600 biletat?

Mandel e zbuloi këtë, në lotari të caktuara, ku çmimi i xhekpotit ishte dukshëm më i lartë sesa kostoja për të blerë të gjitha kombinimet e mundshme. Kur siguronte të gjitha biletat, ai e kishte të garantuar fitimin krahasuar me investimin (në rast se fitimi nuk ndahej mes shtatë personave).

Sa lotari i fitoi Stefan Mandel?

Ndonëse nuk ishte kundër rregullave, blerja e të gjitha biletave nuk është saktësisht në frymë të lojës dhe nuk ishte as mision i lehtë.

Mandel, tash 82-vjeçar, bindi një grup të investuesve të blejnë në një skemë që zgjati për disa vjet.

Ai krijoi një algoritëm që do të lejonte krijimin e printimin e milionave biletave të ndryshme që i duheshin. Kjo lejohej në atë kohë.

Me kombinimet e gatshme, Mandel e ekipi i tij thjeshtë prisnin një xhekpot mjaftueshëm të madh, për të shtypur ato tiketa në shitore.

Mandel fitoi 12 lotari më të vogla në Australi, para se t’ia vënte syrin xhekpoteve në SHBA, që ishin dukshëm larg asaj që kishte arritur deri në atë kohë.

Ndonëse fitoi miliona dollarë nëpërmjet skemës, ishte rast i vërtetë i “fluturimit tepër afër diellit” – ku synimi i lotarive të mëdha në SHBA rezultoi edhe me rënien e tij.

Pse Stefan Mandel e ndaloi këtë skemë të fitimit të lotarisë?

Interesin më të madh Mandel e kishte te Virginia Lottery, që atë kohë ishte e re dhe përdorte numrat 1 deri 44 në lotarinë e vetë. Kjo nënkuptonte se kishte vetëm 7.059.052 kombinime të mundshme, dukshëm më pak se 25 milionë apo më tepër që ekipi i tij përdorte në lotari tjera.

Kur xhekpoti arriti në nivelin mjaftueshëm të lartë – rreth 15.5 milionë dollarë – Mandel urdhëroi mbi 2500 anëtarë të sindikatës së tij që të blejnë gjitha kombinimet.

Për fat të keq për Mandelin, një nga agjencitë e lotos pati një problem mekanik dhe arriti të shtypte vetëm një numër të biletave.

Pas dy ditë blerjeje, grupi i tij kishte 6.4 milionë nga 7 milionë kombinimet e mundshme, që i garantonin fitoren e xhekpotit. Por, fati ishte prapë në anën e Mandelit dhe ai fitoi Virginia Lottery po ashtu.

Mandel u hetua nga FBI, CIA, Shërbimi Sekret dhe Interpoli, por nuk u konstatua ndonjë shkelje. Virginia Lottery nuk pati zgjedhje tjetër pos ta paguante atë.

Ku është tash Stefan Mandel?

Mandel dhe ekipi i tij fituan miliona dollarë në Virginia Lottery, duke fituar jo vetëm xhekpotin, por edhe çmimet më të vogla.

Ai e shpërbëri ekipin dhe vendosi të pensionohej duke blerë një shtëpi në ishullin tropikal Vanuatu, ku ende jeton.

Derisa skema ishte e ligjshme në atë kohë, Mandel disi shkeli frymën e lojës. Shumë shtete – përfshirë edhe SHBA-ja e Australia – që nga atëherë miratuan ligje që do të bënin sot të pamundura të funksiononin metodat e tij sot.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...