Njoftimi i Policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Kanosje
Vushtrri, 16 shkurt 2023
Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Kanosje.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të bazuara, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull/kosovar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B. H., 37 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale Kanosje.
Leave a comment