Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka ndërprerë masën e paraburgimit ushtarit të FSK-së, Azem Kurtajt, i cili dyshohet se i ka plagosur dy të rinjtë serbë në Shterpcë, duke ia zëvendësuar atë me masën e arrestit shtëpiak.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar avokati i të pandehurit, Naim Ferati.
“Sot është mbajtur seanca fillestare pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj. Klienti im është deklaruar i pafajshëm për akuzat të cilat i vihen në barrë sipas aktaktuzës së Prokurorit të shtetit. Poashtu në këtë seancë në cilësinë e mbrojtjes kemi propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj të mbrojturit tonë, për faktin se kanë pushuar të gjitha kushtet ligjore të përcaktuar me KPPRK-së. Andaj në bazë të propozimit të mbrojtjes, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet dhe e njëjtita është zëvendësuar me masen e arrestit shtëpiak”, ka thënë Ferati.
me Ekziston dyshimi se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër.
Leave a comment