Gjetja u bë gjatë gërmimeve në portin e Eleutherios, një prej porteve të Konstatinopojës së vjetër, kryeqyteti i Bizantit, Perandorisë Romake të Lindjes, transmeton Gazeta Metro.
Arkeologët zbuluan një palë sandale të periudhës bizantine të zbukuruara me porosi në greqishte, ka raportuar Ancient Origins të premten.
“Shfrytëzoji në shëndet, zonjë, e i mbathsh në bukuri dhe lumturi” shkruante në to.
Gjetja ishte bërë gjatë gërmimeve në portin Eleutherios, portin e Eleutherios, një prej porteve të Konstatinopojës së vjetër, kryeqyteti i Bizantit, Perandorisë së Romake të Lindjes, që sot gjendet në lagjen Yenikapi në Stamboll të Turqisë.
Të mbathura janë mes gjetjeve të zakonshme gjatë gërmimeve, përfshi sandale të tjera, pantofla dhe çizme. Veshmbathje të llojeve të tjera janë zbuluar poashtu që zbulonin se bizantinët i pëlqenin rrobat e ngjyrosura ma dhe eksportonin rroba të shtrenjta, posaçërisht mëndafshin bizantin, që ishin të thurura dhe qëndisura për klasën fisnike,Thekson gazetametro
Ato gjetje po mbahen në Muzeun Arkeologjik të Stambollit ku të apasionuarit e modës dhe historianët mund t’i shohin.
Periudha bizantine e njohur si Perandorisë Romake të Lindjes zgjati mbi 1100 vite, nga 330 deri më 1453 kur ra përfundimisht nën pushtimin e Perandorisë Osmane.
Gërmimet e kryeqytetit bizantin kanë nisur më 2004 dhe kanë zbulua më shumë se 60 mmijë aspekte të reja historike të Konstantinopojës.
Në vitin 2021 një ekip i arkeologëve turq gjeti një fontanë 1600 vite të vjetër derisa po restauronin pallatin e vjetër perandorak Boukoleon, një prej strukturave më të vjetra të periudhës bizantine në Stamboll.
Leave a comment