Tech

Apple shenon rënien më të madhe që nga viti 2019

Shitjet e përgjithshme të gjigantit teknologjik Apple kanë rënë me 5 për qind në bazë vjetore gjatë tremujorit të parë fiskal, i cili përfundoi më 31 dhjetor 2022, duke regjistruar rënien më të madhe që nga viti 2019, transmeton Anadolu.

Sipas një raporti mbi të ardhurat tremujore nga kompania me bazë në SHBA, të ardhurat e saj janë ulur në 117,2 miliardë dollarë në periudhën tetor-dhjetor 2022, nga 123,9 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Parashikimi i tregut ishte 121,1 miliardë dollarë nga shitjet neto totale për tre muajt deri në dhjetor 2022.

Fitimet kanë arritur në 1,88 dollar për aksion në periudhën tetor-dhjetor, duke u ulur nga 2,10 dollarë një vit më parë, ndërkohë projeksioni i tregut ishte 1,94 dollar për aksion.

Shitjet e iPhone-ve kanë rënë më shumë se 8 për qind në të njëjtën periudhë, kurse shitjet e kompjuterëve Mac me 29 për qind, duke rezultuar në një rënie prej 13 për qind në fitime, në 30 miliardë dollarë. Fitimi neto i kompanisë ishte 34,6 miliardë dollarë në të njëjtin tremujor të një viti më parë./EraInfo

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

LajmeTech

Çfarë është “AI” që u është shfaqur të gjithëve në Snapchat

“AI ime” është një chatbot aktualisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit...

LajmeTech

IBM lansoi platformën e re me Inteligjencë Artificiale watsonx

International Business Machines (IBM) lansoi të martën platformën watsonx, një platformë të...

LajmeTech

Pesë veturat elektrike më të shitura në vitin 2023 në Evropë

  Shitjet e makinave elektrike po rriten shpejt dhe automjetet me bateri...

Tech

Elon Musk shpallet i pafajshëm

Themeluesi i Kompanisë “Tesla”, Elon Musk është liruar nga akuzat që lidhej...