LajmeShowbiz

Ankohet sozia e Kylie Jenner: S’po gjej dot të dashur, tremben nga bukuria ime

Modelja e braziliane, Julia Medeiros e cila njihet si sozia e Kylie Jenner është ankuar së fundmi se burrat kanë frikë të dalin me të pasi është shumë seksi dhe e shohin si një femër të “pakapshme”.

22-vjeçarja pretendon se pamja e saj e bukur e bën takimin një mision të pamundur për meshkujt që i shkruajnë. Gjithashtu, duke menduar pritshmëritë e saj djemtë “frikësohen” para finalizimit të takimit.

“Unë i ngjaj Kylie Jenner dhe kjo i frikëson njerëzit, gjë që e ka bërë të vështirë për mua që të gjej dashurinë e vërtetë”, tha Julia në një intervistë së fundmi.


Júlia pretendon se merr deri në 500 ftesa çdo ditë në aplikacionin e njohur të takimeve, ‘Hinge’, por sërish nuk mundet të krijojë një lidhje të qëndrueshme siç ajo synon.


“Burrat kanë frikë të vijnë të flasin me mua dhe rrallëherë kanë besim në vetvete. Mund të rri me një grup vajzash të shëmtuara dhe edhe pse jam më e bukura, sërish të shëmtuarat do të ngacmohen nga djemtë, por ata as më flasin mua.

Mendoj se meshkujt kanë frikë nga refuzimi, mendojnë se do t’i vë në siklet. Në klub meshkujt më shikojnë shumë, por nuk e hedhin hapin final”, tha ajo.


Modelja, e cila fiton deri në 100,000 dollarë në muaj nga postimet në rrjetet sociale shprehet se djemtë supozojnë se ajo është e shthurur, por ajo këmbëngul se është shumë besnike në një marrëdhënie. “Kur ata janë rreth meje nervozohen”, theksoi ajo.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...