Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Azdren Shala, ka reaguar ndaj zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka shkruar në “Facebook” për siç e ka quajtur sikletin e opozitës.
Manxhuka ka thënë ka numëruar vetingun, Byronë e konfiskimit të pasurisë dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të cilin ia ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese.
Për këtë, anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka thënë se nuk ka rëndësi se a janë antikushtetuese apo jo, por që është dëshirë e Kurtit.
“Dmth, me rëndësi është çka do me bërë Albini, e jo a janë apo jo këto iniciativa antikushtetuese, apo? Çka janë ka na thonë këta, është që Kushtetuta s’ka rëndësi sepse Albini është mbi Kushtetutën. Çka po doni argument më të mirë që ky pushtet është autoritar, dhe nuk po ju mjafton, po e duan regjim totalitar. More zhugana!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Leave a comment