Kryetarët e Komunave të veriut të Kosovës pritet që ditën e sotme (e hënë) ta nisin me një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim.
Ky takim, sipas kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, pritet të mbahet në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë të hënën nga ora 9:00.
“BE edhe ambasadori amerikan na kanë thirrë në një takim ne katër kryetarëve në Zyrën e BE-së” – ka thënë ai për kallxo.com.
I pyetur nëse pritet që të fillojë ditën në ndërtesën e Komunës, kryetari ka thënë se në planin e tyre është që të fillojnë punën në mëngjes, ndoshta edhe para orës 8:00.
“Me ministrin kemi bisedu me vazhdu prapë planin, me vazhdu në objektet komunale, kemi bisedu diku para një ore e gjysmë” – tha Peci.
Leave a comment