LajmeSport

Aktiviteti që do të ju ndihmojë të luftoni ankthin

Kur simptomat e ankthit bëhen pjesë e juaja, ideja për të bërë ushtrime fizike duket e paimagjinueshme. Pse duhet ta vendosnit veten në një situatë ku të djersitni me vetëdije, apo të keni rrahje të forta zemre, në momentin kur ankthi ia bën këtë trupit tuaj.

Edhe pse është e vërtetuar, që ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e ankthit, për shumë njerëz mund të jetë e kundërta. Ushtrimet fizike mund t’i përkeqësojnë simptomat e ankthit, por kjo qëndron në varësi të mënyrës se si ju ushtroheni.

Këshilluesja e shëndetit Sara Luper, thotë që është e rëndësishme që të mos lejoni që simptomat e ankthit, si rrahja e shpejtë e zemrës apo frymëmarrja e parregullt, t’ju ndalojnë të jeni aktiv.

‘Në thelb, ankthi është reagimi i trupit ndaj stresit,”-thotë Sara. ‘Të gjithë do të përjetojmë ankth në kohë të caktuara, pasi është tepër e zakonshme të ndjehen simptomat e tij gjatë ngjarjeve të tilla si intervista për punë, hyrja në një mjedis të ri shoqëror ose marrja e një provimi.

Pra, si ta trajtojmë këtë gjendje fizike në mënyrë që të ushtrohemi të sigurt dhe pa e bërë veten më të shqetësuar ose të stresuar?

Ndryshoni perspektivën tuaj në lidhje me qëllimin e ushtrimit

Mos i mendoni ushtrimet fizike thjesht për të humbur kalori. Përqëndrohuni tek përfitimet e shëndetit mendor. Ushtrimet në mëngjes janë mjaft efektive, pasi ndikojnë mjaft mirë në funksionim e sistemit nervor.

Gjithashtu ndihmojnë për të rregulluar ritmin tuaj cirkadian (procesin e brendshëm natyror që aktivizon ciklin e gjumit.)

Modifikoni ushtrimet

Përpjekja për të bërë sa më shumë ushtrime dhe në mënyrën e duhur, mund të përfundojë me dorëzimin tuaj, duke i neglizhuar më pas. Nuk është e thënë që të keni një aktivitet intesiv për të pasur rezultat.

Studimet tregojnë se një shëtitje 10-minutëshe mund të krijojë të njejtin efekt si një shëtitje 45-minutëshe.

Ushtimet fizike nuk janë një ‘vendimarrje’

Thjesht duhet t’i bëni pjesë të ditës tuaj. Krijimi i një axhende ditore, ku të përfshini dhe aktivitetin fizik, do ju ndihmojë të jeni më fleksibël. Shumë shpejt nuk do e mendoni dot ditën pa aktivitet fizik.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...