Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pas rastit të sotëm tragjik në Veternik ku humbi jetën një qytetar.
Bytyqi ka thënë se para gjashtë muajsh i ka bërë pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, lidhur me ndërtimin e mbikalimit në këtë aks rrugor, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Për aksidentet e shpeshta në rrugën e Veternikut, ku qytetarët e pësojnë me humbje jete pata ngritur shqetësimin para 6 muajsh me një pyetje parlamentare drejtuar ministrit Liburn Aliu, me kërkesë për ndërtimin e mbikalimeve, që edhe ashtu kanë kosto modeste. Që nga ajo kohë asnjë veprim i marrur nga ministri”, ka thënë Bytyqi.
Ajo ka shtuar se gjendja në këtë aks rrugor është alarmante sepse në mungesë të mbikalimit qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën ashtu duke rrezikuar jetën.
“Kjo rrugë është kthyer në rrugë të vdekjes për këmbësorët, të cilët në mungesë të mbikalimeve detyrohen të kalojnë në këmbë. Sot, edhe një këmbësor humbi jetën pasi u shkel për vdekje në këtë rrugë. Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime!? Gjendja është alarmante! Vepro”, ka deklaruar Bytyqi.
Leave a comment