Lajme

 ‘Akademiku i VV’ Agim Bahtiri thotë Shakira tek Ura e Ibrit ishte ide e KFOR-it

 

Ish-kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri i ftuar në emisionin FRONTAL të T7 është pyetur për punën e Shakirës dhe informacioneve të shumta që kanë qenë se ylli botëror do të sillet për të kënduar në Mitrovicë në momentin që do të hapet Ura e Ibrit për qarkullim.

Megjithatë Bahtiri thotë se s’ka qenë ide apo kërkesë e tija që Shakira të këndojë në Mitrovicë, por e KFOR-it.

Ai thotë se vetëm e ka bërë publik një informacion të tillë.

“ Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion”, ka thënë Bahtiri në FRONTAL të T7.

Ai është pyetur lidhur me këtë pasi që sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është votuar kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për automjete.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...