Një përdoruese e TikTok ka publikuar një video gazmore që tregon të gjitha “krimet” që macja e saj ka kryer në vetëm një muaj.
Prapësia përfshin shkatërrimin e pronës (ajo theu një gotë), sulmin fizik (ajo e gërvishti), ndjekjen, shkeljen (ajo u hodh në frigorifer) dhe të ngjashme.
Videoja bëri që përdoruesit e TikTok të qeshin dhe mblodhi gati 30 mijë shikime.
“I liruar nga të gjitha akuzat”, “Ajo nuk është fajtore për shkak të bukurisë së saj”, “Gjykata e shpall të pafajshme macen”, “Ajo është shumë e lezetshme”, “Lëreni atë”, “Nuk është ajo”, janë vetëm disa nga komentet e njerëzve nën videon. /Telegrafi/
Leave a comment