Pas disa orë intervistimi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërgur në mbajtje për 48 orë.
Por, pasi ishte intervistuar, Kreu i FFK-së ka shfaqyr probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK, gjithmonë nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.
Lajmin për intervistimin e Ademit e ka konfirmuar Bajram Krasniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, i cili tha se kreut të FFK-së i është dërguar ftesa për intervistim dje (e martë).
“Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.
Leave a comment