Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për takimin e tij më 27 shkurt me Vuçiqin në Bruksel dhe darkodimin e tij me planin e BE-së.
Abdixhiku ka përsëritur pikat shqetësuese nga marrëveshja që Kurti është dakorduar e që sipas tij, është parathënia e marrëveshjes dhe neni 7 dhe 10 i propozimit të BE-së.
“Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshimi e të vertësë sonë për të trajtuar një temë jetike si çështja e dialogut. Ne kërkojmë të trajtojmë gjithë marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel e të paprezantuar në Bruksel. Dhe të flasim për parathënien e marrëveshjes të mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën e fundit të cilën e la në gjysmë.” – ka thënë ai.
“Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara. Ai ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociaiconi.” – ka thënë ai.
Më tej, Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni, por sipas tij, Kurti ka sjellur diçka më të keqe se këto.
“Askush nuk mund ta akuzojë atë për një marrëveshje paraprake…”, ka thënë ai.
Leave a comment