Lajme

Abdixhiku: Fol kryeministër, mos ke frikë, fol shqip, tregona çka ke pranuar me planin franko-gjerman?

Fjalimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës dhe katër pyetjet drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në gusht të vitit të shkuar, saktësisht më 30 gusht të vitit 2022, i jam përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit të Kosovës për një takim të përbashkët me kryetarët e partive parlamentare në opozitë. Në këtë takim, të formatit 1+1, të mbajtur në sallën 303 të Kuvendit të Kosovës, përveç LDK-së, ftesës iu kishte përgjigjur pozitivisht dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Haradinaj.

Pas një diskutimi rreth dialogut, në fund të takimit, kryeministri i Kosovës më ka dorëzuar – mua dhe bashkëpjesëmarrësve të tjerë në këtë takim – një dokument një faqesh, mbi pozicionin e tij dhe së këndejmi të Kosovës, mbi procesin e dialogut. Dokumenti ishte diskutuar nga ai më vonë edhe në mbledhjen e Qeverisë, dhe paraprakisht para se t’i prezantohej spektrit politik në Kosovë dhe vetë Qeverisë, i ishte prazantuar Vuçiqit në precesin dialogues.

Dokumenti i tij, dhe së këndejmi pozicioni i tij dhe i Kosovës, mbante titullin e Elementeve të Kornizës së Përgjithshme për Marrëveshjen Ligjërisht dhe Ndërkombëtarisht të obligueshme në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Ky dokument e ky pozicion i kishte 6 kapituj, që përbënin pra elementet që Marrëveshja Finale dhe Ligjërisht e obligueshme duhej t’i ketë.

Në kapitullin e parë, flitej për njohje; për njohjen në qendër të marrëveshjes finale. Në kapitullin e dytë flitej për të kaluarën, për dëmet e luftës që Serbia i kishte shkaktuar në Kosovë e që duhej t’i kompensonte, për të zhdukurit e të zhvendosurit. Në kaitullin e katërt flitej për reciprocitet të plotë mes organizimit të shqiptarëve në Luginë dhe të serbëve në Kosovë. Derisa në kapitullin e pestë flitej për rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve të deritanishme.

Pra ky ishte pozicioni i Qeverisë së Kosovës dhe i kryeministrit Kurti.

Më 8 nëntor të vitit 2022, pra dy muaj pas këtij takimi të parë, në një takim tjetër të zhvilluar në zyrën e tij së bashku me të gjithë liderët tjerë të partive opozitare në Parlament, kryeministri më kishte dorëzuar një dokument dy faqesh, i njohur më vonë si propozimi franko-gjerman.

Por për aq sa mund ta lexoja në një shikim telegrafik, propozimi i tillë nuk përmbante një marrëveshje finale e ligjërisht të obligueshme, dhe ishte larg, shumë larg propozimit të tij fillestar që më kishte prezantuar në gusht të vitit 2022.

As unë e as LDK, dhe asnjë parti dhe asnjë deputet tjetër i këtij Kuvendi, nuk është në dijeni mbi përmbajtjen e saktë të draftit përfundimtar të dokumentit në fjalë. Sepse as unë, as LDK e asnjë parti tjetër e asnjë deputet, nuk ka qenë pjesë e negociatave dhe nuk ka qenë i infromuar asnjëherë mbi këtë proces dhe përfundimin e tij.

Këtë të hënë, pra më 6 shkurt të vitit 2023; nëpërmjet një cicërime në gjuhën angleze në platformën ‘Tëitter’ kuptuam se kryeministri i Kosovës ka pranuar në parim propozimin në fjalë. Si Kuvend, si opozitë e si pozitë pa dallim, pra të gjithë, si shoqëri e si përfaqësues të qytetarëve të këtij vendi, askush nuk e ka idenë se çfarë saktësisht ka pranuar kryeministri i Kosovës.

Dhe meqë kryeministri nuk raporton në Kuvend, para dhe pas shkuarjes në Bruksel, sot dua t’i shtrojë 4 pyetje atij për të kuptuar qartë se çfarë ka pranuar në parim ai. Gjithmonë, pra, duke u mbështetur në elementet e marrëveshjes finale, që na kishte prezantuar më 30 gusht të vitit 2022 si platformë të tij.

1. Në marrëveshjen e pranuar nga ju në parim, a bëhet fjalë për një marrëveshje përfundimtare – pra finale – dhe ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme apo për një marrëveshje bazë dhe jo përfundimtare.

2. Marrëveshja e pranuar nga ju, në parim, a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, pra aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë?

3. Marrëveshja e pranuar nga ju, në parim ai i ka elementet e platformës tuaj të gushtit të vitit 2022, pra ato që lidhen me dëmet të luftës dhe kompensimin e tyre, reciprocitetin në Luginë e kthimin e pasurisë së plaçkitur nga Serbia.

4. Kjo marrëveshje, e pranuar në parim, a parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, siç kërkonit në gusht të vitit 2022, apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim.

Na trego kryeministër, në procesin e udhëhequr ekskluzivisht nga ju, në këto dy vite të qeverisjes tuaj, çfarë elementesh ka produkti i juaj përfundimtar; jo vetëm krahasuar me bindjet tona politike, por dhe me këto tuat të dhëna vetëm 6 muaj më parë. Na trego, çfarë ke pranuar saktësisht, hapur, pa frikë, në shqip, para përfaqësuesve të qytetarëve të këtij vendi.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...