Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. Nga këto zëvendësime Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.
Propozimet e për zëvendësime ishin:
- 1.Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi zëvendësohet me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni
- 2.Në Komisionin për Integrim Evropian nënkryetarja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputeten, Fjolla Ujkani nënkryetare
- 3.Në Komisionin për Integrim Evropian nënkryetarja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni zëvendësohet me deputetin Alban Bajrami.
- 4.Në Komisionin për Stabilizim-Associm deputeti Haki Abazi zëvendësohet me deputetin Dimal Basha
- 5.Në Komisionin për Stabilizim-Associm zëvendës anëtari Dimal Basha zëvendësohet me Jeta Statovcin.
Leave a comment