Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, prezantoi programin “Superpuna” me të cilin synon të punësojë të rinjtë e moshës 18-25 vjecare, duke shërbyer si ndërmjetësues mes punëdhënësëve dhe atyre që kërkojnë punë.
Një program i përafërt shfaqet në serinë e famshme amerikane “House of Cards”, ku në një pjesë të serive, Presidenti fiktiv Francis Underwood, paraqet programin e tij AmericaWorks (shkurt: AmWorks, shqip: Amerika punon). Ngjashmëria e madhe mes këtyre dy programeve të bënë të mendosh se Superpuna është kopje karbonike e AmWorks.
Programi AmWorks i Underëood
Qëllimi përfundimtar i legjislacionit fiktiv është punësimi i plotë në të gjithë Shtetet e Bashkuara me Underwood aspirues që fushëveprimi i tij të jetë aq i gjerë sa ai i New Deal i Franklin Roosevelt. Underwood redukton fondet nga sigurimet shoqërore sikundër edhe nga pagat publike, duke i zëvendësuar me punësimin e amerikanëve në punë me kohë të plotë.
Ai koordinohet me kryetarin e Bashkisë së Distriktit të Kolumbisë, Barney Hull, për të shpallur një “Gjendje të Jashtëzakonshme” në DC për shkak të papunësisë së shpejtë, duke lejuar Presidentin të merr para nga Federal Emergency Management Agency (Agjencia Federale e Menaxhmentit të Emergjencave) në AmWorks, duke lejuar 40,000 njerëz të papunë të gjenin punë nëpërmjet programit populist.
Programi Superpuna i Albin Kurtit
Kryeministri Kurti prezantoi sot programin Superpuna si një mundësi nëpërmjet sëcilës do të ngritet niveli i të punësuarëve në moshat e reja 18-25 vjeç. Në këtë model punësimi Qeveria do të kontribuojë me 264 euro pagë fillestare, ndërkaq punëdhënësit e regjistruar në platformën qeveritare të SuperPunës mund të shtojnë sa të dojnë mbi atë shumë.
Mënyra dhe forma se si prezantohet Superpuna e Kurtit të lenë të kuptosh ngjashmërinë që kanë me mënyrën dhe formën si prezanohet AmWorks të politikanit të egër e makiavelist, Francis Underëood.
Kundërshtimi ndaj programit AmWorks dhe dështimi i tij
Programi America Works pritet me kundërshtime nga të dyja partitë kryesore të SHBA-ve dhe përfshin politikanë të lartë si Bob Birch, Hector Mendoza e Henry Mitchell. Kur Kongresi refuzon të miratojë dhe financojë programin, Presidenti Underwood përdor një nen në Aktin Stafford dhe shpall papunësinë në Uashington DC një ’emergjencë kombëtare’. Ai shkarkon Sekretarin e Sigurisë Kombëtare Steven Travers dhe kërcënon punonjësin Arnold Silva, duke e shtyrë të përdor të hollat nga Fondet Emergjente për Fatkeqësi në FEMA, për të financuar një periudhë pilot të programit në DC.
Në përgjigje të kësaj, Kongresi i kontrolluar nga Republikanët fillon hartimin e një projekt-ligji që ndryshon Aktin Stafford për ta bërë të paligjshëm përdorimin e parave të FEMA-s nga Underëood. Kjo gjë më pas shihet si jo e nevojshme, pasi Uragani Faith që godet SHBA-të detyron Underwoodtë nënshkruajë një marrëveshje që asnjë prej Fondeve Emergjente të mos përdoret për të financuar më tej America Works.
Implikimet elektorale në fushatën e radhës
Pavarësisht se programi ishte vënë në ndërprerje, sukseset në Uashington DC e bëjnë America Works një pikë jetike të të gjithë fushatës së Frank Underwood për zgjedhjet elektorale. Underwood përdor kundërshtimet e kundërkandidateve Heather Dunbar dhe Jackie Sharp në avantazhin e tij, duke u paraqitur si i përkushtuar për uljen e papunësisë. Francis Underwoodmerr fitore të thella edhe në zgjedhjet primare e më vonë zgjedhjet e përgjithshme.
A është edhe Superpuna kalkulim për vota elektorale
Nuk mund të dihet saktë nëse Kurti është duke e shfrytëzuar Superpunën si një program të modeluar për grumbullim të votive nga të rinjtë, por mbetet ta shohim në fazat vijuese të implementimit të programit. Ndryshe, Ministri Murati sot shpërndau edhe linkun në të cilin të rinjtë mund të aplikojnë për puna me pagë minimale 264 euro. Linku qe postoi ministri Murati është ky: https://superpuna.rks-gov.net/
Leave a comment