Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orën 07:20 të datës 24 shtator 2023, ka njoftuar se në fshatin Banjska të Leposviqit është sulmuar Policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Këtë lajm tragjik, kryeministri Kurti e ka dhënë, jo nga Kosova, por nga Zvicra ku po qëndron për fushatën zgjedhore të këtij shteti. Jashtë vendit është edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila sipas kabinetit të saj e ka ndërprerë vizitën në SHBA.
Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Zvicër pavarësisht kritikave të mëdha se kjo është një përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër dhe se situata aktuale e sigurisë në Republikën e Kosovës meriton vëmendje të vazhdueshme, shkruan Demokracia.com.
Lexo më shumë: https://demokracia.com/media-zvicerane-perfshirja-e-kurtit-edhe-ne-zgjedhjet-ne-zvicer-kjo-eshte-tronditese/
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti është lajmëruar në Twiiter nga organizimi i Partisë Socialdemokrate zvicerane të mikut të tij, Cedric Wrmuth.
Lajmi i plotë:
Gjithashtu, në këtë vizitë, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Hajrulla Çeku kanë pritur në ndërtesën e Ambasadës së Kosovës në Bern, 30 kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale 2023.
Pas njoftimit për vrasjen e një polici të Kosovës dhe plagosjen e një tjetri, Kurti nuk ka njoftuar nëse do të ndërpresë vizitën në Zvicër për t’u kthyer në Kosovë.
Leave a comment