activeBallinaKryesoreLajme

Deputeti gjerman: BE-ja nuk po mban anë në dialog

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Thomas Hacker i ka dalë në mbrojtje ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Hacker ka thënë që Bashkimi Evropian nuk po e mban anën e Serbisë në dialog me Kosovën.

Raundi i fundit i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk po mbahet mend për ndonjë përparim, por për kritikat e hapura që kryeministri Albin Kurti adresoi tek emisarët e BE-së.

Sipas kryeministrit kosovar, emisari Miroslav Lajçak, tashmë po e mbanë anën e Serbisë në tavolinën e negociatave.

Por kështu nuk mendon deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, i cili thotë se është krijuar vetëm përshtypja që blloku evropian po mban anën e Serbisë në negociata me Kosovën.

“Nuk e shoh që Bashkimi Evropian po mbanë anë në mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i vërtetë bllokut evropian është t’i ndihmojë palëve t’i zgjidhin problemet që kanë mes tyre dhe që ato të lëvizin përpara drejt një të ardhme më të mirë. Natyrisht se ka faza kur mund të duket se BE-ja po favorizon njërën palë më shumë se tjetrën, por kjo nuk do të thotë se është ashtu, është vetëm një përshtypje. Gjermania është e përkushtuar shumë që t’i ndihmojë të dyja palëve”, u shpreh Thomas Hacker.

Ai thotë se të dyja palët janë duke humbur shumë kohë dhe se nuk po tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura.

“Vetëm përmes një dialogu të mirëfilltë mund të tejkalohet kriza në veriun e Kosovës. Është për keqardhje që nuk po shohim vullnet nga palët për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, dhe koha është duke kaluar. Kosova dhe Serbia duhet te mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre, të ndërtojnë ura komunikimi, dhe të lëvizin përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar deputeti Hacker.

Deputeti gjerman, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se ekziston frika që përmes Asociacionit do të shkëputet një pjesë e territorit të Kosovës, por kjo sipas tij nuk ka pse të ndodhë.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është njëra nga marrëveshjet që duhet respektuar dhe i tani i takon kryeministrit Albin Kurti të bëjë një zgjidhje për këtë çështje. E shoh se ekziston frika që përmes Asociacionit do të krijohet një skenar ku një pjesë e vendit mund të shkëputet por kjo nuk ka pse të ndodhë dhe ky skenar duhet të shmanget. Palët duhet ta kuptojnë se në fund do të vijnë tek një pikë ku duhet ta njohin njëra tjetrën sepse ndryshe nuk do të mund të bëhen pjesë e familjes evropiane”, ka thënë deputeti gjerman Thomas Hacker.

Përderisa Kurti ka shprehur pakënaqësi me rolin e emisarëve të BE-së në dialog, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në disa raste ka theksuar se asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës./Teve1

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...