Motoja e tij në jetë është të mos dorëzohesh kurrë, por 71 vite jetë të 77-vjeçarit Paul Alexander nuk kanë qenë kurrë të lehta.
Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur u godit nga poliomieliti, i cili e la të paralizuar nga qafa e poshtë. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, Paul u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëria e hekurt”, e cila e ka mbajtur gjallë që nga viti 1952.
Edhe pse Paul jeton i varur nga makina, ai ka arritur të zhvillojë mënyrën e tij të frymëmarrjes , të cilën ai e quan “frymëmarrje bretkosash” dhe që i lejon atij të dalë jashtë makinës.
“Mushkëria e hekurt” është një tub mrekullie që zëvendësoi rolin e mushkërive të infektuara dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti, kryesisht në vitet 50.
Ventilatori në fjalë, i cili duket si një arkivol metalik i frikshëm, kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë.
Pajisja funksionon duke krijuar një vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen pasi sistemi nervor qendror dhe funksioni i frymëmarrjes janë dëmtuar nga poliomieliti.
Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë të quajtur “frymëmarrja e bretkosave” (glosofaringeale), e cila bëhet duke gëlltitur ajrin
Leave a comment