Të martën u bën tre muaj që prej Lulëzim Hetimi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit.
Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti.
Për të, komuna është shndërruar në objekt banimi.
E brenda saj me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fteveliive%2Fvideos%2F608668514795420%2F&show_text=false&width=380&t=0 Zëvendësministri ka treguar arsyet se pse Hetemi nuk është duke u larguar nga objekti komunal.
Gjendja psikologjike e kryetarit edhe pas 3 muajve mbyllje në komunë, sipas Vokrrit është e mirë.
Por qëndrim brenda për me shumë se 90 ditë sipas psikologëve mund të ketë pasoja në aspektin psikologjik.
Së fundmi, kryetari i Komunës së Leposaviqit, ka kërkuar nga KRU Mitrovica që të të investohet në blerjen e pompave të reja që fshatrat e banuara me shqiptarë Bistricë, Cerajë, Koshtovë të furnizohen me ujë të pijshëm.
Leave a comment