Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foto në “Facebook” në darkën e mikpritjes së kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër.
I pranishëm ishte edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në fotot e postuar Rama dhe Kurti shihen duke qeshur, teksa shtrëngojnë duart. Ky është takimi i tyre i parë pas anulimit të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive.
Leave a comment