I është caktuar masa “arrest në burg” 17 vjeçarit që dyshohet se shkaktoi aksidentin që la të vdekur dy turistë italianë në Sarandë.
Seanca e tij është mbajtur në ambientet e spitalit, pasi i mituri është nën kujdesin e mjekëve, raporton Abcnews.al.
Prokurorja e çështjes kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa, avokati për klientin e tij kërkoi një masë më të lehtë sigurimi, për shkak se i arrestuari është i mitur, student dhe siç ka thënë ai, i traumatizuar, si dhe që ai duhet të jetë sa më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike.
Leave a comment