activeBallinaKryesoreLajme

Largimi i strukturave paralele serbe nga objektet komunale: Çka pritet të ndodhë pas dy jave?

Afati për largimin e strukturave paralele serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut është shtyrë për dy javë.

Më 22 gusht, inspektorati komunal i Komunës së Mitrovicës së Veriut kërkoi prej tyre që, brenda tri ditësh, të premten e 25 gushtit, ta lirojnë objektin, për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tij.

Por, përkundër këtij “ultimatumi”, në ditën kur duhej që strukturat paralele t’i lironin hapësirat e ndërtesës komunale, vendimi u shty edhe për dy javë të tjera.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i kësaj komune, Erden Atiq. “Po, është e vërtetë që është shtyrë afati për dy javë”, ka thënë Atiq shkurtimisht, pa dhënë detaje shtesë se cila ishte arsyeja që e shtyu për të marrë një vendim të tillë.

Kërkesat për ta liruar hapësirën e komunës nuk i ka penguar punëtorët e strukturave paralele ilegale që edhe të premten të dilnin në punë si zakonisht, duke shpërfillur kështu totalisht vendimet e komunës.

Shtyrja e zbatimit të këtij vendimi edhe për dy javë vjen dy ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe një ditë pasi që Bashkimi Evropian, dolën hapur kundër .

Të mërkurën, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë vuri në pah se vendimi i autoriteteve lokale të Mitrovicës së Veriut, për lirimin e një ndërtese komunale nga personat që punojnë për administratën e Serbisë, nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Në një përgjigje për “Radio Evropa e Lirë”, nga ambasada e ShBA-së thanë se e kanë këshilluar paraprakisht Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave në Veri të vendit, për t’u përmbajtur nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund t’i shtojë shtresa të reja tensioni një atmosfere tashmë të njohur.

“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, kanë deklaruar ata.

Për Bashkimin Evropian vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut për largimin e institucioneve ilegale serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve është në kundërshtim me përpjekjet për de-eskalimin e situatës në Veriun e vendit dhe uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan AP.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, në një deklaratë për media të enjten është shprehur i shqetësuar për ndikimin që mund të kenë në situatën e sigurisë në pjesën Veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe vendimet e fundit të autoriteteve lokale për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave komunale.

Sipas zëdhënësit të BE-së, çështja e strukturave paralele ilegale që udhëhiqen e financohen nga Serbia duhet që të zgjidhet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Stano.

Më 22 gusht, inspektorati komunal kërkoi prej strukturave paralele që, brenda tri ditësh ta lirojnë objektin, për shkak se nuk dorëzuan dokumente apo kontrata për shfrytëzimin e tij.

Autoritetet komunale thanë se objekti është pronë e tyre dhe se duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”, pa specifikuar saktësisht se për çfarë punime bëhet fjalë.

Ky vendim vjen pasi që në Veri të Kosovës që nga 26 maji kishte mbizotëruar një situatë tejet e tensionuar.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar në zyrat e tyre kryetarët e katër komunave Veriore – Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq – kishte hasur në kundërshtim të ashpër të serbëve lokalë – të cilët janë shumicë në këtë zonë.

Ata ishin tejet të ashpër në kundërshtimet e tyre.

Situatë më e tensionuar kishte ngjarë të hënë e 29 majit – ku protestuesit e dhunshëm serbë kishin sulmuar ushtarët e KFOR-it.

Si pasojë kishin mbetur të lënduar dhjetëra trupa të misionit paqeruajtës, kryesisht italianë dhe hungarezë.

Situata kishte agravuar edhe më tej më 14 qershor, pasi që xhandarmëria serbe kishte kidnapuar tre policë ët Kosovës, të cilët u liruan vetëm pas presionit të madh ndërkombëtar.

Për tensionimin e situatës në Veri, bashkësia ndërkombëtare e kishte fajësuar shumë ashpër publikisht Kosovën, madje të njëjtit kishin vendosur masa ndëshkuese ndaj Prishtinës, kjo për shkak të refuzimit të qeverisë për ta shtensionuar situatën në Veri.

Kosova do ta pranonte vetëm pas masave ndëshkuese planin e de-eskalimit – i cili kishte kohë që ishte propozuar nga BE-ja dhe mbështetej nga ShBA-ja.

Kjo kishte ndodhur me 10 korrik në takimin në mes të kryenegociatorit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, me Emisarin Special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, në Bratislavë të Sllovakisë.

Në marrëveshjen e publikuar nga qeveria me 11 korrik, bëhej me dije se Kosova kishte pranuar reduktimin e njësive policore në dhe rreth objekteve komunale në Veri të vendit, dhe ishte pajtuar që atje të mbahen zgjedhje të reja, kjo pas atyre të 23 prillit, të cilat ishin bojkotuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Përkundër kësaj, ndaj Kosovës ende nuk janë larguar masat ndëshkuese, pasi që nga BE-ja po kërkojnë hapa shtesë për de-eskalimin e situatës në Veri.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...