Në tentativën për të shpëtuar një qen, dy grua duket se janë mbytur në një rrjedhë uji akullnajore në Sondrio, të Italisë.
Mediat raportojnë se gratë janë zhytur në përroin Fellaria, në Valmalenco e sipërme, por dyshohet se janë rrëmbyer nga rrymat.
Ato u zhytën nën një urë në përpjekje për të nxjerrë qenin që kishte hyrë në ujë, por nuk i bën mirë llogaritë me ujërat e vrullshme të përroit.
Alarmin për zhdukjen e tyre te shërbimet e urgjencës e kanë dhënë disa alpinistë që ishin me to në një ekskursioni në malet e larta në zonën e Lanzadës.
Disa ekipe shpëtimi nga Sagf-Mountain Rescue, zjarrfikësit dhe vullnetarët e shpëtimit malor janë duke kërkuar për dy gratë e zhdukura, por ka dyshime të forta se ato kanë humbur jetën.
Leave a comment