Klientët e një restoranti në Lixhuria të Italisë janë befasuar nga bakshishi i majmë që ka lënë një turist për ta përmes aplikacionit “Track Pay”.
Episodi ka ndodhur në restorantin “Miky”, në Monterosso al Mare, ku në fund të një darke me peshk, një sheik ka shpërblyer stafin për ushqimin e shkëlqyer dhe shërbimin e përsosur me 1800 euro bakshish.
Klienti i pasur që po pushonte në bregun e adhurueshëm të Lixhuria me superjahtin e tij që vlen 450 milionë dollarë, vendosi të kalonte mbrëmjen në restorantin e famshëm të zonës, që përmendet edhe në guidën e Michelin Italy.
Më pas ai i befasoi të gjithë duke lënë bakshishin më të madh në historinë e restorantit.
“Ai dërgoi shefat e tij të degustonin ushqimin, pastaj erdhi në darkë po atë mbrëmje me rreth 20 të ftuar”, tha Sara Defina, pronare e restorantit.
Ata porositën shumë nga pjatat tona më tradicionale , duke shijuar ndër të tjera karkaleca të kuqë nga Santa Margherita , barbunë dhe açuge nga Monterosso.
Leave a comment