Lajme

Kërcënimet serbe ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk kanë të ndalur

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi edhe pse anëtare të NATO-së, me status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE, me raporte politikisht parimore e korrekte me fqinjët e saj, prapë vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë. Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, fuqizuar nga forca serbe e pro-serbe të cilat leksionet i marrin nga Beogradi zyrtar.

Mirëpo, edhe kërcënimet e drejtpërdrejta e në vazhdimësi nga Serbia janë aty për t’i kujtuar këto forca se kanë mbështetjen e hapur e të pa rezervë të saj. Bile, gjuajtja shkon aq larg sa prek edhe në sedrën e Aleancës veri-atlantike. “Ato (Mali i Zi e Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-së dhe se me këtë i kanë zgjidhur problemet e tyre…” kërcënojë hapur në një televizion kombëtar serb Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Millosh Vuçeviq është zgjedhur kryetar i Partisë Përparimtare të Serbisë, pas largimit nga kjo pozitë e kryetarit e themeluesit të saj, Aleksandër Vuçiq, president aktual i Serbisë. Si njëri i afër me Vuçiqin ai u zgjodh Ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Prej marrjes së mandatit e deri më sot, Ministri Vuçeviq disa herë ka ngritur në nivelin më të lart përgatitor ndërhyrjen ushtarake rreth kufirit me Kosovën. Shqetësim ky i krijuar me të drejtë për Republikën e Kosovës. Ai është angazhuar për blerjen e armatimit dhe fuqizimin e ushtrisë së Serbisë edhe nga vende të cilave iu janë vendosur sanksione, si Rusia, Irani.

Ministri Vuçeviq në kërcënimet e hapura të tij në mediumin kombëtar serb, Pink ka thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë zemëruar aq shumë Serbinë kur njohën shtetin e Kosovës, sa ky veprim ka për ti goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.

“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre… Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, apo Aleancës së NATO-s, menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”, thotë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeqiv. Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballën me probleme dhe se nuk do të jenë të qeta edhe nëse janë anëtare të NATO-së, duhet të jetë alarmues parasë gjithash për Aleancën, e më pastaj edhe për qetësin e afërsinë e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë.

Çuditërisht as kreu shtetëror i Malit të Zi as ai i Maqedonisë së Veriut nuk pati ende asnjë reagim për këtë kërcënim të hapur nga ana Serbisë. Kjo veç se shqetësuese, tregon edhe për një pajtim të heshtur me kërcënuesin. Agresioni nacionalist serb me mbështetje të padiskutueshme të Rusisë, vazhdon të luaj rolin shkatërrues për paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet e hapura, shkaktimi i problemeve, ndikimi në punët e brendshme të shteteve fqinje është kulturë politike e Serbisë.

Bashkimi Evropian padyshim se duhet të ketë rolin e vet, nga se veprimet e Serbisë në raport me fqinjët e saj, veç se nuk janë në frymën e BE, ato po bëhen për çdo ditë kërcënim i paqes e vullnetit euro-integrues të vendeve tjera të rajonit./The Geopost

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...