Miliona njerëz në Britani të Madhe po e vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit, raporton BBC.
Kështu paralajmërojnë specialistët të cilët thonë se sipas një sondazhi një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të verbojë.
Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.
Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.
Po ashtu pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit me anë të diabetit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit, retinën.
Leave a comment