Një kubanez pretendon se e godet veten me çekiç nga 1 mijë herë në ditë, pasi sipas tij kjo e bën më të fortë.
Lino Tomasen Camacho është bërë sensacion në internet, pas publikimit të videos ku shihet duke e goditur veten me çekiç, pamje këto që janë bërë virale, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që të ketë 106 mijë ndjekës në Facebook, që me padurim presin videot e tij të reja të ushtrimeve të pazakonta që i aplikon.
Videoja shfaq “Ironmanin kubanez”, i cili në sheshin e Havanës, shfaqet me doreza boksi ku disa sekonda më pas i heq ato dhe fillon ta godasë veten me çekiç
Ai madje e thyen me bërryl dhe grusht arrën e kokosit, duke bërë që lëngu të derdhet në trotuar para të pranishmëve.
Thotë se ai e godet veten me çekiç çdo ditë dhe këtë metodë e aplikon që kur ishte 15-vjeç, një “traditë” që e trashëgoi nga babai i njohur si “Magic Man” në Kubë.
Leave a comment