Ish-zyrtari i NATO-së dhe analisti për paqe, siguri dhe mbrojtje, Maurizio Geri, në një analizë të publikuar në “The Critic”, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur peshën e tyre diplomatike për idenë e ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje finale e problemit mes dy shteteve.
Ajo thotë se kjo ide ishte mbështetur gjatë vitit 2020.
“Amerikanët kishin sugjeruar negocimin mbi një parim të ri: një shkëmbim toke ku të dy palët do të rishikonin kufijtë e tyre përgjatë vijave etnike duke transferuar pjesën me shumicë serbe të veriut të Kosovës në Serbi në këmbim të një pjese me shumicë shqiptare të Serbisë jugore në Kosovë”, ka shkruar ai.
Por, sipas tij, Gjermania nuk e kishte mbështetur rivizatimin e kufijve në Ballkan, meqë mund të përbënte një precedent për destabilitetin në rajon.
“Ky ishte një dështim për t’u përballur me pasojat e së kaluarës, në të cilën Gjermania dhe të tjerët kishin krijuar tashmë një precedent të tillë kur njohu shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, ka shpjeguar ai.
Për shkëmbim të territoreve, sipas Gerit, ishin të gatshëm edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Si Vuçiç ashtu edhe homologu i tij i atëhershëm, lideri kosovar Hashim Thaçi, dukeshin të gatshëm për të bërë një marrëveshje mbi këtë bazë”, ka theksuar Geri.
Ai ka theksuar se ndryshim në administratën amerikane, përgjegjësia për ndërmjetësimin iu dorëzua BE-së.
“Marrëveshja vdiq. Në fund, Brukseli nuk arriti të merrte atë që i duhej: të dy palët të njihnin integritetin territorial të njëra-tjetrës. Konflikti mbetet i pazgjidhur. Një burim i mundshëm paqëndrueshmërie fshihet në oborrin e pasmë të BE-së, gjë që tregon se BE-ja në gjysmë të rrugës për politikën e jashtme nuk po funksionon dhe duhet të ndryshojë”.
Sipas tij, ShBA-të, kishin ushtruar presion ekonomik mbi Kosovën për të hequr taksën 100 për qind që ishte vendosur ndaj mallrave serbe.
Leave a comment