Asamblisti i LV-së, Besnik Mujeci, bashkë me katër persona të tjerë u kap për trafik droge.
Droga e llojit “ekstazi” u transportua nga Stacioni i Autobusëve i Prishtinës për në Shqipëri, ku edhe u kap atje.
Hiç më pak se 11 mijë doza “ekstazi” u gjetën nga Policia e Shqipërisë, në aksionin ku u arrestua Besnik Mujeci i LV-së.
Lajmi.net ka qëndruar në qendrën për trajtimin e personave nga drogat “Labirint”, për të pyetur lidhur me rrezikun e përdorimit të kësaj llok droge.
Drejtori i kësaj qendre, Safet Blakaj, ka treguar për rrezikun e madh të kësaj substanca nga ata që e përdorin.
Leave a comment